Në një intervistë të dhënë për një blog të huaj të Festivalit të Eurosong, Ardit Çuni një prej artistve të rinj të tregut shqiptar, ka shprehur edhe kundërvënien e tij për Festivalin e Këngës së RTSH. Duke deklaruar mospjesmarrjen e tij në këtë festival Ardit Çuni shprehet, “Të jem përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision është një nga endrrat e mija më të mëdha. Por këtë vit mendova të mos konkuroj pasi në Festivalin e Këngës, juria kryesisht ka një mentalitet vërtet shumë të vjetër dhe është e mbushur me korrupsion” thotë Arditi.
Kjo nuk është hera e parë që ky festival përballet me akuzat e artistëve. Këtë vit Festivali i Radio Televizionit Publik Shqiptar, ka krijuar paksa përshtypje më të mirë tek publiku, i cili ka shfaqur interes akoma edhe më të madh, pasi drejtimi artisitik i tij, është nën drejtimin e Elton Dedës. Ky event do të mbahet gjatë netëve të fundvitit ku mendohet të ketë edhe një audience mjaft të madhe si nga televizioni ashtu edhe në skenë.
©IMA/J.Kasaj