“Një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vienës, ndjekur në mbarë botën, violinisiti Shkëlzen Doli me Ansamblin e Filarmonisë së Vienës performojnë para publikut Shqiptar në një spektakël multidimensional”, kështu nis promoj-a e Televizionit Publik për koncertin e shumpërfolur të Filarmonisë së Vienës në 2 Janar.
E njoftuar disa ditë më parë nga Kryeministri Rama, ardhja e famshme e bandës së Filarmonisë së Vienës, nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim, në vallen e të cilit është futur edhe RTSH. Që sipas spotit, do të transmetojë këtë ngjarje unikale dhe të rrallë për vendin tonë, në rrjetin e vetë.
Por mesaduket edhe Televizioni Publik, tashmë duket qartë që ka dezinformuar publikun shqiptar, pasi faktet thonë krejt të kundërtën.
Në asnjë datë Koncerti i Vjenës, nuk është parashikuar të mbërrij në Shqipëri. E vërteta është se ky ansambël ireal përbëhet nga 5 veta pjesë e filarmonisë, me origjinë ballkanike që do të performojnë para shqiptarëve ditën e dytë të 2017-ës.
Copyright IMAlbania.com
https://youtu.be/bV00wEZ8E1Y
https://youtu.be/714fHblO3X4