Abri është fituesi i edicionit të tretë të spektaklit “MasterChef Albania”, duke arritur të realizojë pjata më perfekte sesa konkurrenti tjetër Laureli, në atë që ishte e para herë, që një finale e “MasterChef” zhvillohej jashtë kuzhinës ku jemi mësuar t’i shohim konkurrentët.
Ishte një duel i fortë mes kampionësh dhe aspirantësh për trofe, të cilët pavarësisht se njëri triumfoi dhe tjetri jo, ata të dy mund të konsiderohen me plotë gojë shefa të vërtetë të kulinarisë shqiptare.
Fitorja i dha kampionit nga Tirana trofeun e “MasterChef Albania 3”, çmimin prej 10 mijë eurosh. Arbri mbërriti në finalen e madhe ndaj konkurrentit tjetër nga Vlora, Laurelit, të cilët pas INFOMediaAlbania16 javësh rrugëtimi të mbushur plot me sfida, kritika dhe lavdërime, arritën që në fund të prezantoheshin me 4 pjata përpara shefave të jurisë së “MasterChef”; Sokol Prenga, Renato Mekolli dhe Fundim Gjepali.
E para ishte pjata e mirëseardhjes, e dyta ajo e antipastës, e treta ishte edhe më e rëndësishmja pjata kryesore, si dhe në fund ëmbëlsira. Pjatat e realizuara në mbrëmjen finale i përkisnin kuzhinës së lartë, me plot fantazi dhe shije.
Në pritje të hapjes së aplikimeve për konkurrentët, që duan të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të I“MasterMChef”A, jemi të bindur se ju të gjithë jeni magjepsur nga ajo cfarë dhuruan finalistët.
Marrë nga Top Channel