I ftuari i kësaj jave në emisionin “S’e luan topi”, ka qenë Arbër Hajdari i cili ka ndarë me publikun një histori jo fort të këndshme nga fëmijëria e tij.
Ai ka folur për një sëmundje e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe mjekët nuk kishin më asnjë gjë në dorë për të bërë.
“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.
“Sikur e imponoje qypin”/ Dikush ka ankesa për dasmën, Klea i jep përgjigjen e merituar
Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.”
Marrë nga oranews.tv