Për vitin e dytë radhazi, Arbër Hajdari është një prej opiniostëve të “Big Brother VIP”, teksa këtë edicion ja ka dalë që të bëhet shpesh herë viral në rrjet me mendimet e tij, sidomos në ditët e fundit, kur batutat që ka bërë pas rikthimit të 4 banorëve në shtëpi, janë shpërndarë gjërësisht.
Megjithatë, duke marrë parasysh vëmendjen që ka realty show dhe mënyrën si ndikohen ndjekësit e programit nga mendimet e opinionistëve, Hajdari ka bërë një reagim pak orë më parë në Instagram, ku prek kryesisht ofendimet që bëhen në komente ndaj konkurentëve. Sigurisht, Arbëri nuk e përmend në reagimin e tij, por në fakt Kiara Tito ka qenë ajo e cila ka marrë më shumë kritika nga publiku së fundmi e ndoshta mendimet e tij “kundra” moderatores dhe lojës së saj, mund të kenë nxitur disa prej këtyre reagimeve, ndaj edhe ai është detyruar ta bëjë këtë deklaratë.
Kështu, opinioisti i programit ndër të tjera thotë se ky “Big Brother” është shumë i vështirë për t’u komentuar e për të dhënë një mendim personal për shkak të përmasave që ka marrë, ndërsa ai vetë është përpjekur të mos cënojë askënd e të verësojë sa më drejtë. Ai shprehet se ata që janë duke argëtuar brenda shtëpisë prej 103 ditësh në këtë show, nuk meritojnë asnjë lincim publik, pavarësisht mendimeve që shprehen jashtë dhe askush prej tyre nuk duhet të sulmohet, ndërsa sqaron se batuatat e tij janë bërë me qëllimin për t’i sjellë spektaklit pak lehtësi e sportivitet.