Që prej 24 prillit përgjegjësitë për Arbenita Ismajlin dhe Feron u rritën më shumë, me ardhjen në jetë të së voglës Nina. Çifti i famshëm i showbizit shqiptar u bënë prindër për herë të parë me lindjen e vajzës.Tani që ka nisur bashkëjetesa si një familje e re, fillojnë të dalin në pah edhe veset e partnerëve.
Modelja bukuroshe ka ndarë shqetësimin e saj ndaj bashkëshortit reper me ndjekësit në Instagram teksa i është ankuar për një veprim të tij.
Përmes një videoje nga “reels”, Arbenita ka treguar se Fero e hedh peshqirin në tokë në tualet, dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.
Megjithatë, si çdo familje ekzistojnë pakënaqësi të tilla.
Kujtojmë se në të njëjtën ditë që ylli i revistave u bë nënë për herë të parë, humbi edhe babain i cili nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19.