Nuk e dimë sa “të vjetër” jeni në këtë faqe, por duhet t’i keni parë edhe ju disa foto e video të modeles Arbenita Ismajli të publikuara shumë më herët nga një mjeke e klinikës ruse, ku tregonte se modelja kishte ndërhyrje në fytyrë.
Foto të tilla e revoltuan asokohe Arbenitën, e cila betohej se s’kishte shkelur kurrë në klinikën e saj ndërsa fotot ia kishte marrë pa leje.
Partnerja e Feros ka mohuar gjithmonë të ketë ndryshuar diçka në fytyrën apo trupin e saj. Madje edhe tentativave të ndjekësve për t’i nxjerrë ndonjë informacion më tepër, ajo iu përgjigjet me shumë lezet.
Së fundmi, dikush i ka shkruar modeles t’i tregojë ku e ka bërë rinoplastikën, ndërsa Arbenita ka publikuar me screenshot bisedën dhe përgjigjen e saj.
“Do të ta thoja me shumë dëshirë, por për fat të keq me të do të takohesh vetëm kur të vdesësh”- shkruan modelja, duke lënë të kuptohet se “kështu e ka bërë Zoti”.