Kur vetëm pesë muaj kanë kaluar nga lindja, ajo shihet me një trup që shumë femra do e kishin zili.
Prezantuesja Arbana Osmani, publikon një fotografi ku e veshur me taka të larta, fund të ngushtë dhe kanotiere të bardhë, ajo shëtit me djalin e saj Joni.
Fotografinë që shihni bashkëngjitur ajo e ka publikuar në Instagram, duke marrë pëlqime të shumta. Arbana është treguar mjaft e rezervuar për të ruajtur privatësinë e vogëlushit të saj, aq sa nuk e ka bërë publik për asnjë moment imazhin e tij.
Në muajin mars Arbana solli në jetë djalin e saj Joni, i cili është fëmija i parë si fryt i martesës me të shoqin Ardit Kero.
/noa