Kaloi rreth një vit që moderatorja e njohur e Top Channel, nuk ka qënë pjesë e ekranit televiziv për shkak të sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë. Përveçëse disa rasteve të rralla, ku ka qënë e ftuar në disa emisione të TCH dhe Digitalb, por edhe atje shumë pak duke bërë që shikuesit besnik të “Topit” te ndiejnë mungesën e Arbanës.
Ashtu siç tashmë është bërë publike Arbana Osmani do të rikthehet përsëri në ekran, ku do të na shoqërojë çdo fundjavë ashtu si tradita, ditën e Shtunë me emisionin më të ri në Top Channel, “I Can Do That/ Në 1 Javë”.
Tashmë Arbana do të shihet vetëm në këtë format, dhe jo më në Big Brother, i cili këtë edicion u drejtua nga Ledion Liço, por përsëri jemi të sigurt që do të na ofrojë argëtim pa fund me moderimin e saj.
Doni të çmalleni me Arbanën? Stacionohuni sot para ekranit të Top Channel, ora 21:00!
IMA