Largimi i Arbana Osmanit nga formati i Big Brother, u diskutua gjatë, madje u përfol edhe për një largim të mundshëm të moderatores nga televizioni Top Channel.
Por mamaja e re i ka hedhur poshtë zërat në mënyrën më origjinale të mundshme: ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku paralajmëron rikthimin e ‘skuadrës së vjetër’ në punë.
Arbana është përkrah Rezart Agës, ish-autorit të Big Brother dhe The Voice of Albania, gjë që lind shumë pyetje, nëse do të rikthehen në formatet e vjetra, apo po punojnë për projekte të reja.
Marre nga shqiptarja.com