Moderatorja shumë e dashur për shqiptarët, Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në faqen e saj në instagram, ka paralajmëruar startimin e spektaklit të saj më të ri, i gjashëm me ‘Ce Posta per Te’ i Maria De Filipit, ‘Dua të të Bëj Të Lumtur’ një format ky mjaft i shumëpritur nga shikuesit shqiptar, është xhiruar jo vetëm në shqipëri por edhe në vendet më të bukura të botës si Paris apo edhe Dubai.
‘Dua të të Bëj të Lumtur’ ashtu siç ishte paralajmëruar do të startoj në muajin Tetor, me shumë gjasa në javën e parë ose të dytë të tijin. Ai pritet të ketë një audiencë rekord, duke patur parasysh se ky lloj formati është mjaft i preferuar nga Shqiptarët.
Me teper edhe nga: Arbana Osmani zbulon detajet e “Dua të të Bëj të Lumtur”
Në të do të bëjnë pjesë supriza familjare, nga miqtë por edhe propozime për martesë.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim!