Këtë të shtunë do të nisë “Big Brother VIP 3” dhe tashmë pas shumë aludimesh në mediat dhe rrjetet sociale është konfirmuar se do të moderohet nga Ledion Liço.
Së fundmi lidhur me këtë rikthim të Ledionit në ekran dhe në BBV, ka reaguar edhe Arbana Osmani. Ajo i është përgjigjur komentit të një ndjekësi dhe ka theksuar se Ledioni do të prezantojë shkëlqyer BBV 3.
“Ledioni është shumë i mirë dhe do të prezantojë shkëlqyer!”, ka shkruar moderatorja, ndërkohë që kujtojmë që Ledion Liço e ka provuar më herët këtë eksperiencë pasi ka prezantuar edicionin e 8-të të “Big Brother”, në kohën kur djali i madh i Arbana Osmanit sapo kishte ardhur në jetë.
Arbana gjithashtu në komentet e ndjekësve ka zbuluar se do të jetë shumë shpejt në ekran ndonëse jo në BBV. “Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo! Do shihemi shpejt!”, ka shkruar ajo pa zbuluar se me cilin program.
Na mbetet të presim për të parë se cili do të jetë formati që do të kthejë Arbana Osmanin në ekran..