Një event i madh muzikor, siç është “Top Awards”, kërkon që të ftuarit e asaj mbrëmjeje të jenë të kuruar në detaje, në mënyrë që të shkëlqejnë. Mbrëmja e 24-Qershorit e “Top Music Awards” e ka vënë moderatoren Arbana Osmani në dilemë se çfarë fustani të veshë për parakalimin e “Red Carpet”. Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, Arbana shihet teksa provon tri fustane.
Për ngjyrën duket e ka vendosur, ka zgjedhur të zezën, siç shihet edhe në foto, por janë tri fustane të ngjajshëm dhe disi të ndryshëm nga njeri-tjetri, ku Arbana nuk di se kë të zgjedhë. Po ju kë i sygjeroni?