Përgatitjet për sezonin e ri, tashmë kanë filluar në shumicën e televizioneve, po ashtu edhe në Top Channel. Por, fillimi i sezonit ka sjellë edhe një pikëpyetje mjaft të madhe për producentët e këtij televizoni, pasi një prej figurave më të rëndësishme të Top Channel, Arbana Osmani ka shprehur disponibilitetin e saj për tu rikthyer këtë sezon. Por nuk dihet se cfarë emisioni ti jepet për moderim. Në Top Channel këtë shtator pritet nje ndryshim total i skenografisë së emsioneve dhe studios së lajmeve, gjtihashtu pritet të vijnë për herë të parë edhe disa formate të reja.
Arbana Osmani vitin e kaluar, nuk ishte prezente në ekranin televiziv, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Madje ajo nuk moderoi as emisonin të cilin e kishtë prezantuar prej vitesh “Big Brother Albania”, duke ia lënë vendin Ledion Liços.
Rikthimi i saj në sezonin e ri duket ende i paqartë, aq sa ka gjasa që Arbana të mbetet pa një emision të sajin, të paktën deri në edicionin e ri te Big Brother, për të cilin flitet se ajo do të ulet sërisht në fronin e drejtueses,
IMA / J. Kasaj