Me të qeshur e me të ngjeshur, siç e do formati, prezantuesja e Top Channel e ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, është dashur të luajë me disa të vërteta, që deri dje qarkullonin në formë thashethemi. Në lidhje me marrëdhëniet e saj me kolegun Ledion Liço, Arbana fillimisht bëri të mërziturën duke rrëfyer se me të dashurin e Sarës, nuk flet më. me tw njwjtin ton gazetarja foli për “Big Brother”, dhe shprehu befasinë, se si ish-miku i saj i kishte marrë drejtimin e reality-show’t.
“Midis jush ka hyrë një femër apo një mashkull?”, pyeti drejtëpërdrejtë Ermali, ndërsa përgjigja e prezantueses ishte e menjëherëshme duke adresuar arsyen e prishjes së marrëdhënieve: “po femër o burr ajo e fut shejtanin në shishe.”
Kur e folura me dy kuptime u duk se kapi majat, biseda u thye me një notë serioziteti e cila zgjati thjesht gjysmë fjalie: “Jam krenare për Ledionin se si e prezantoi këtë vit Big Brother dhe jemi shumë miq”, – u mundua të ndreqë situatën Arbana.
“Kujdes ti Ermal, se mund të rrezikohesh nga fushata e zënies së vendeve nga Ledioni”, ishte pak a shumë paralajmërimi që Arbana i bëri mikpritësit e saj Ermal Mamaqi, kur ky i fundit e ngacmoi për namin që i ka dalë Ledionit se bën ç’të dojë me Top Channel.
Marre nga Lapsi