Tashmë të gjithë janë sy e vesh për të dëgjuar të rejat e një prej formateve më të preferuar nga shqiparët, Big Brother i cili do të vijë në versionin VIP këtë tetor.
Shtëpia e Vëllait të Madh do të rikthehet në Top Channel pas një mungese të gjatë por gjithashtu do të ketë dhe rikthimin në këtë program dhe të Arbana Osmanit që edicionin e fundit që spektakli u transmetua u zëvendësua nga Ledion Liço.
Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka konfirmuar pozicionin e moderatores:
“13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:) Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip.” – ka shkruar moderatorja.
View this post on Instagram
Big Brother ka qënë një prej programeve më të ndjekur në Top Channel dhe i shumëpritur nga audienca prej vitesh dhe mesa duket, koha ka adhur!/IMA/