Ajo ka qenë e para prezantuese dhe për shtatë vite rradhazi drejtoi suksesshëm një prej formateve me audiencën televizive më të madhe në Shqipëri. Arbana Osmani nuk do të kethehet në drejtimin e Big Brother Albania në edicionin e ri.
Arbana Osmani mbetet pa emision në Top Channel?
Të paktën kjo është përgjigja e saj dhenë një fanse të saj në profilin zyrtar në Instagram.
Një lajm që do të trishtojë pa masë fansat e Arbanës por edhe të formatit, të cilët e identifikojnë atë me prezantuesen e Top Channel. Vitin e kaluar Big Brother Albania u prezantua nga Ledion Liço, zgjedhje e cila nuk entuziasmoi ndjeksit e rregullt të reality-t. Kjo mund të ketë ndikuar edhe në ndjekshmërine e formatit që në edicionin e kaluar pësoi një rënie të konsiderueshme në audiencë, duke u lenë pas edhe nga serialet turke.
Megjithatë, kjo është vetëm përgjigja që prezantuesja Osmani ka dhenë për një fanse dhe planet mund të ndryshojnë në muajt në vazhdim. Eshtë ende herët dhe nga produksioni nuk ka ende të reja që konfirmojnë rikthimin e Arbanës.
[yop_poll id=”73″]