Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet të cilët edhe pse shumë të komentuar, kanë preferuar që romancën e tyre ta mbajnë larg syrit mediatik. Por duket se kemi të reja…
Sipas “Kryefjala”, çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martësë në qershor. Ceremonia martesore do të mbahet në “Lago di Como” të Italisë.
Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i përket muzikës dhe argëtimit, mësohet se çifti ja kanë besuar disa nga emrave më të mirë shqiptarë si Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani. Ndërsa fustanin e bardhë, ende nuk dihet kujt ja ka besuar moderatorja.
Pra, bëhuni gati për dasmëëëë në verë!