Arbana Osmani pak kohë më parë u bë nënë për herë të dytë, kur erdhi në jetë djali i saj Dielli. Së bashku me partnerin, regjizorin Eduart Grishaj, pjesën më të madhe të kohës moderatorja e kalon duke u kujdesur për të birin, por nuk nuk i ka lënë pas as angazhimet profesionale, përfshirë këtu edhe nisjen e xhirimeve të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Po ashtu i zënë këto kohë ka qenë edhe Eduarti, me punën për një film të ri, momente nga i cili i ka ndarë në rrjetet sociale.
Mes kujdesit për të birin dhe punës, ciftit duket nuk i ka mbetur edhe aq kohë për veten gjatë kësaj periudhe, e megjithatë sonte ata kanë dalë bashkë, për darkën e parë jashtë si prindër. Ka qenë Eduarit që ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet bashkë me Arbanën në një restorant. Ai thotë se sonte i kanë marrë leje Diellit që të dalin bashkë, në një vend që e kanë rezervuar për veten. Po ashtu kujdeset që edhe në këtë video, punën e regjizorit ta bëjë mirë, duke e nxjerrë si duhet partneren.
Nga ana tjetër Arbana ka shpërndarë një foto në profilin e saj, një seflie të të dyve ku duken tepër të lumtur dhe bashkangjitur shkruan: Darka e parë jashtë e prindërve.
Sidoqoftë, sic ndodh në këto raste, mëndjen të dy me siguri e kanë pasur shumicën e kohës po tek Dielli.