Aquaman ka më në fund një datë zyrtare të premierës: Warner Bros. ka caktuar datën 5 tetor 2018 për shfaqjen e filmit të James Wan.
Wan është duke punuar për Aquaman prej shumë kohësh: xhirimet do të bëhen në Australi dhe do të fillojnë në muajt e parë të 2017.
Momoa do të interpretojë mbretin e Atlantides sikurse në Batman V Superman: Dawn of Justice dhe në Justice League, ndërsa Amber Heard do të jetë Mera dhe Willem Dafoe do të jetë Vulko.
I krijuar nga Paul Norris dhe Mort Weisinger, Aquaman u shfaq për herë të parë në librat e DC në “More Fun Comics” #73 i vitit 1941.