Apple TV ka më shumë se 23 milionë përdorues aktivë në nivel global, prej tyre rreth 7 milion në Evropë, sipas vlerësimeve të Dataxis.
Popullariteti i pajisjeve streaming është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit, veçanërisht në Amerikën e Veriut, ndërkohë që për tregun Europian ky sistem i ri i mund të konsiderohet në hapat e tij të para.
Roku është platforma më popullore streaming në SHBA. Roku ka pasur 9 milionë llogari aktive në mbarë botën deri në fund të vitit 2015, sipas vlerësimeve Dataxis. Në Evropë Roku është i disponueshëm vetëm në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe së fundi në Francë, por pa patur një bazë të rëndësishme instalimesh në Evropë.
Google Chromecast edhe pse është i disponueshëm nga viti 2014 në Evropë është bërë pajisja streaming më popullore pas Apple TV. Sipas vlerësimeve të Dataxis në fundin e 2015 Chromecast ka numëruar përafërsisht 4,5 milionë instalime në Evropë.
Amazon Fire TV sëfunmdi ka filluar shërbimin në disa vende evropiane si Gjermania, Austria dhe në fundin e vitit 2015 në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është ende herët për të parashikuar shifra të rëndësishme të ecurisë së saj.
Gjithmonë, sipas Dataxis është ende herët të parashikohet një zhvillimi i një tregu të tillë në Europë ku ka ende hapsirë të pashfrytëzuar në ofrimin e shërbimeve tv kategorie. Tregu evropian i pajisjeve streaming do të rritet edhe pse ngadalë dhe duhet të vëzhgohet akoma më nga afër. Dataxis po planifikon një analizë më të thellë të tregut të pajisjeve streaming që do të publikohet në fund të vitit 2016.