Apple njoftoi se pajisjet iPhone do t’iu ofrojnë mundësinë përdoruesve të zgjedhin nga një gamë zërash kur vendosin për ndihmësin virtual ose siç njihet ndryshe, Siri.
Apple u shpreh gjithashtu se do të shtojë dy zëra të rinj në Siri. Këto ndryshime janë tashmë të disponueshme në iOS 14.5 beta dhe do të hyjnë në fuqi për ata që do të përditësojnë iOS më vonë gjatë vitit.
Aktualisht gjiganti i teknologjisë Apple lejon përdoruesit të zgjedhin midis një zëri mashkullor dhe femëror, si dhe gjashtë thekseve të ndryshme. Megjithatë zëri që përcaktohet automatikisht nga pajisja, para se përdoruesi të përzgjedhë vetë, është zëri femëror.
Ky fakt ka shkaktuar akuza se “ndihmësit virtualë” po nxisin pabarazi gjinore dhe stereotipe të gabuara.
Një raport i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi që asistentët e zërit përjetësojnë idenë se “gratë duhet të jenë ndihmëse, të bindura dhe të gatshme, të disponueshme me një prekje të butonit ose me një komandë zëri”.