Apple e kishte blerë në vitin 2018 aplikacionin për njohjen e muzikës Shazam.
Kurse tani është duke e integruar atë në iOS në një mënyrë tjetër të rëndësishme – një tipar i ri i ‘Njohjes së Muzikës’ mund të identifikojë këngën që janë lëshuar përreth jush njëjtë si të jeni në aplikacionin tuaj në telefon.
Madje ai funksionon edhe kur jeni duke dëgjuar muzikë me dëgjuese, transmeton KOHA shkrimin e Verge.
Ky tipar është në dispozicion si një ikonë në “Control Center”, por kërkon një zhvillues beta të iOS 14.2 nëse doni ta provoni tani. Ai do të duket si një ikonë e vogël e Shazamit dhe vetëm duhet ta klikoni për të filluar dëgjimin.