Gjigandi i teknologjisë amerikane Apple është bërë kompania e parë që përllogaritet se vlerën e aksioneve në treg e ka 3 trilion Dollarë.
Sipas BBC çmimi i aksioneve të firmës është rritur me rreth 5,800% që kur bashkëthemeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv Steve Jobs zbuloi iPhone-in e parë në 2007.
Kompania Apple është një nga kompanitë që ka arritur të ketë shumë fitime gjatë pandemisë, pasi produktet e saj ishin shumë të kërkuara gjatë karantinës.
Rritja e vlerës së aksioneve të gjigandit të teknologjisë ka qenë shumë e vrullshme, pasi në 16 muajt e fundit vlera e Apple arriti nga 2 në 3 trilion Dollarë.
Kompania e gjigandit të teknologjisë, ishte e para që arriti një vlerësim të tregut të aksioneve prej 1 trilion dollarë në Gusht të vitit 2018.
iPhone zë rreth gjysmën e shitjeve të kompanisë, ndërsa është gjithashtu i njohur për tabletët e tij iPad dhe kompjuterët Mac.