Apple është pranë blerjes së Shazam, aplikacion që identifikon muzikën me anë të tingujve të saj.
Sipas mediave në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe bëhet fjalë për një shifër prej 400 milionë dollarësh për kryerjen e kësaj marrëveshjeje.
Shazam është një aplikacion britanik që ofrohet si në versionin për telefonat e mençur, ashtu edhe për kompjutera.
Ai është themeluar në vitin 1999 dhe shumicën e të ardhurave e siguron nga komisionet që përfiton nga klientët që blejnë në iTunes të adresuar nga Shazam.
Si Apple ashtu edhe Shazam nuk kanë komentuar ende këto zëra.
Top Channel
Zbulohet arsyeja e transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...