Interbrand ka publikuar gjatë orëve të fundit raportin zakonshëm vjetor për markat më të mira në rang global (Best Global Brands).
Sipas këtij raporti për vitin 2015, në vendin e parë është Apple, me vlerë $ 170 miliardë, me një rritje prej 43%, dhe i dyti renditet Google, me vlerë prej 120 miliardë $, me një rritje prej 12%. Microsoft i duhet të kënaqet me vendin e katërt (67 miliardë dollarë), e ndjekur nga IBM në vendin e pestë (65 $ miliardë) dhe nga Samsung në vendin e shtatë (45 miliardë $). Në Top 10 e këtij viti ka hyrë Amazon, në sajë të një rritje prej 29% dhe një vlerë të llogaritur që është e barabartë me 37 miliardë dollarë. Nintendo dhe Nokia, dy kompanitë që kanë bërë histori në botën e teknologjisë, kanë përfunduar jashtë listës së 100 më të mirëve, për t’u zëvendësuar nga Lenovo dhe Paypal.