Teksa vijojnë aplikimet për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë.
Ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.
”Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, shkruan Ambasada në Facebook.
Aplikimet për lotarinë amerikane filluan më 7 tetor dhe do të përfundojnë me 10 tetor.