Gjykata e Apelit e Tiranës ka lenë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestron e kompanive të pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti. Vendimi i Apelit është i formës së prerë.
Deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Tiranës këto 5 kompani do të qëndrojnë nën administrimin e shtetit shqiptar.
Mësohet se ankimimi në Gjykatën e Apelit është bërë nga mamaja e Bechett-it, Liliana Kondomiti, e cila është njëkohësisht bashkëaksionere në këto biznese. Avokatët mbrotjtës së biznesmenit Italian u shprehen se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë për ndryshimin e këtij vendimi.
Beccheti dhe bashkepunetori i tij i ngushtë Mauro De Renzis jane shpallur ne kerkim per pastrim parash, me vendim te gjykate se Tiranes, te dates 5 qershor. Kete mase ata nuk e kane apeluar. Becchetti dhe De Renzis vazhdojne t’i fshihen drejtësisë shqiptare, e cila i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Prokuroria e Tiranës, që zbuloi skemën e pastrimit të parave në vlera prej disa miliona eurosh, vijon hetimet. Po merren në pyetje një sërë personash që kanë patur marrëdhënie biznesi me Becchettin në vendin tonë. Nga Luksemburgu mbërriti pak ditë më parë përgjigjia e një letër porosie për 20 milionë euro që dyshohet se Becchetti futi nga ky vend për t’i pastruar në Shqipëri.
Gjithashtu grupi hetimor është në pritje dhe të tre letër – porosive të tjera nga Anglia, Gjermani dhe Austria nga ku kanë hyrë rreth 80 milionë euro të tjera me qëllim pastrimin e tyre. Francesco Becchetti e ka quajtur hetimin e prokurorisë si sulm politik. Por ai nuk ka pranuar të vihet në dispozicion të drejtësisë dhe vazhdon të fshihet.
Veç pastrimit të parave ai akuzohet se ka shmangur taksat dhe tatimet në vlerën e rreth 7 milionë dollarëve. Po kështu, doganat e kanë paditur për mospagim të detyrimeve doganore për pajisjet që ai ka blerë për televizionin Agon Channel, i cili tashmë është nën administrimin e shtetit.
Marre nga Tv Klan