Spektakli i humorit në Vizion Plus, “Apartamenti 2xL” do të jetë i pranishëm për shikuesit edhe gjatë këtij sezoni televiziv.
Kjo është konfirmuar nga vetë Julian Deda i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar përgatitjet për sezonin e ri të formatit i cili tashmë në çdo puntatë të tij sjell si drejtues të programit emra te ndryshëm publik për të orientuar aktorët.
Ndërkohë ende nuk dihet në qoftë se “Apartamenti” do të pësojë ndryshime sa i përket kastit të aktorëve që luajnë nën role të ndryshme në një teatër televiziv të improvizuar si shtëpi por edhe vetë skenografisë së formatit.
Formati i njohur për publikun prej vitesh mendohet se do të nis transmetimin e tij në muajt Tetor-Nëntor./IMAlbania.com/