Ka mbyllur siparin Festivali i 59 i Këngës në Radio Televizion.
Fitues i këtij edicioni është shpallur këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën Karma.
Këngëtarja e talentuar fitoi shumicën e pikëve nga juria, duke marrë kështu të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovision, i cili do të mbahet në Hollandë nga 18 maj deri më 22 maj 2021.
Peristeri fitoi duelin për çmimin e parë me dy këngëtarë mjaft të talentuar, si Sardi Struga, i renditur i dyti me këngën “Kam me të ba me kajt” dhe Festina Mezini, e cila me “Kush je ti moj dashuri” plotësoi podin e një edicioni ndryshe nga ato të shkuarat.
Çmimi i Parë
Anxhela Peristeri – Karma
Çmimi i Dytë
Sardi Struga – Kam me tbo me kajt
Çmimi i Tretë
Festina Mezini – Kush je ti Dashuri
Çmimi i Bashkisë Tiranë
Evi Reçi – Tjerr