U mbajt këtë të Shtunë në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 19-të i finales së Kënga Magjike.
Mes shumë batutash të krijuara nga moderatorët Bes Kallaku, Erion Isai, Ardit Gjebrea, Arjola Shehu, dhe Nevina Shtylla, Kënga Magjike 2017 mirëpriti në skenë artistët më të mirë të momentit ku ashtu siç është bërë traditë u ndanë edhe çmimet e rastit.
Vendi i tretë u zu nga Fifi me Zhurmë, një ndër këngët që u prit mjaft nga publiku.
Vendi i dytë u “rrëmbye” nga Elhaida Dani, bukuroshja shqiptare e cila na përfaqësoi në Eurvision 2015, me një diferencë shumë të vogël pikësh me Anxhela Peristerin e cila u rendit e para me këngën “E Çmendur”, e cila është edhe kënga fituese e Këngës Magjike 2017./ima/