Përpara disa muajsh mori një jehonë të madhe një program i ri, i cili do të startonte shumë shpejt në ekranin e “Vizion Plus”. Bëhej fjalë për një program të ri, nën prezantimin e aktorit të njohur të humorit në spektaklin “Apartamenti 2XL”, Julian Deda. “Fringo” do të ishte një reality show i ri, i cili sipas formatit do të thithte një audiencë jo të vogël, të paktën me promovimin që i kushtoi “Vizion Plus”.
Ditët kaluan dhe u bën muaj, sezoni i ri televiziv tashmë ka startuar në “Vizion Plus” dhe programi “Fringo” as që përmendet më. Nuk ka më asnjë lëvizje, asnjë thashethem edhe në koridoret e vetë televizionit në fjalë. Përfundimisht “Fringo” anulohet pa asnjë fjalë, duke ndaluar edhe promovimin si në promocionet televizive, ashtu edhe në web-in zyrtar të “Vizion Plus”.
Përderisa, nuk ka akoma asnjë risi tjetër për këtë sezon nga ky ekran. Gjithsesi pritet që së shpejti të startojnë programet e traditës si: “Apartamenti 2XL”, “Al Pazar” dhe spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars”.
IMA / S. Dema