Anulohet ceremonia e çmimeve “Nobel 2020”. Fituesit e këtij çmimi për këtë vit nuk do të marrin medaljet dhe diplomat e tyre në sallën e koncerteve të Stokholmit si zakonisht, dhe shkak për këtë është bërë pandemia e COVID-19.
Lajmi u bë me dije nga organizatorët e këtij eventi, ndërkaq kjo është hera e parë që nga 1956 që fondacioni Nobel anulon banketin vezullues që shënon fundin e festimeve vjetore në dhjetor.
Çmimet, që do të shpallen muajin tjetër, do të shpërndahen gjatë një ceremonie televizive në dhjetor me laureatët që marrin çmimet e tyre në vendet e tyre.
“Ne kishim vendosur tashmë në pranverë që të mos kishim një ceremoni çmimi tradicionale”, është shprehur kryetari i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten, për agjencinë e lajmeve TT, duke shtuar se “ne donim të prisnim çdo të ndodhte gjatë verës para se të konfirmonim një gjë të tillë”.
Heikensten tha se secili laureat do të merrte çmimin e tij ose në një ambasadë suedeze ose në institucionin ku ata punojnë.
Ceremonia për çmimin e profilit të lartë të Paqes zhvillohet në Oslo, ndërsa fituesi zgjidhet nga një komitet Norvegjez. Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit suedez të dinamitit Alfred Nobel dhe janë dhënë që nga viti 1901.
Vendimi për anulimin e këtij evenimenti u mor pasi më shumë se 5,850 persona kanë ndërruar jetë deri tani në Suedi për shkak të Covid-19.