Sepektakli i njohur i humorit në Top Channel është anulluar për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në një komunikim, Top Channel ka njoftuar anullimin e transmetimit të programit deri në një përmirësim të situatës:
Kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë.
Kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë.
Në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ne kemi vendosur të mendojmë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i parealizueshëm.
Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të pa imitueshëm.
Projekti jone i vetëm është ai me Top Channel,adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.
Ju duam shumë.
Stafi i Portokalli.
“Portokalli” episodin e fundit e titulloi “Ditari i Karantinës” në të cilin aktorët e programit u përpoqën që ti jepnin nota humori shikuesëve përmes xhirimeve në shtëpi dhe xhirimeve në video call.
Ky nuk është programi i vetëm që u anullua për shkak të koronavirusit në Top Channel, “Dua të të Bëj të Lumtur” gjithashtu u anullua por duke lënë pezull nëqoftëse do të ri fillojë transmetimin pas mbarimit të pandemisë. “Procesi Sportiv” gjithashtu është një program që u anullua për shkak të karantinimit të rreptë që shqipëria është vendosur./IMA/