Në fillim të këtij viti Top Channel pas edicionit tradicional të reality show-t më të ndjekur në ekranin shqiptar Big Brother lajmëroi se do të sillte për herë të parë versionin Vip të këtij formati.
Lajmi u konfirmua nga Ledion Liço në një postim në profilin e tij në instagram dhe u promovua edhe nëpërmjet spotit televiziv që filloi të shfaqej në Top Channel. E ndërsa të gjithë prisnim të tjera zhvillime përsa i përket të rejave dhe personazheve që do të bëheshin pjesë e cast-it të edicionit të parë të Big Brother Vip, asgjë nuk u dëgjua më për këtë format. Dyshimet për një anullim të mundshëm të formatit nga Top Channal përforcohen edhe nga heqja e programit nga faqja zyrtare. Këto janë thjeshtë disa indikacione edhe pse ende nuk kemi një burim zyrtar që do të konfirmonte të kundërtën. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!