Këtë të shtunë, Antoneta Koçi e “Përputhen” ka qenë e ftuar në Pop Culture. Ajo nuk ka nguruar të rrëfejë shumë gjëra që nuk i keni ditur më parë në rubrikën “Një ditë me Dojnën”
Gjatë bisedës me moderatoren, protagonistja e “Përputhen” ka rrëfyer se prindërve fillimisht nuk u ka treguar si funksiononte programi ku bën pjesë.
“Të jem e sinqertë nuk ua thashë fiks siç do të ishte emisioni. I thashë sikur do të ishte në formë debati, më shoqërore. Jo që do të aplikojnë çuna për të dalë me ne. Ja zbukurova, i thashë: ‘Ba unë do të jem në televizion por do të jetë diçka më e guximshme seç kam bërë tani. Do të jetë në kontekstin pozitiv. Unë nuk do të dalē nga vetja ime. Do të kemi edhe ndoshta njohje me djem, por nuk do të ketë asgjë të ekzagjëruar.“-ka treguar Antoneta.
Ndërkohë së ëmës i ka treguar një version akoma më “të butë” dhe sërish mori përgjgjen: “S’ka ç’të duhet, je mirë kështu”.
Antoneta po ashtu tregoi se i ul zërin televizorit ose u merr mendjen prindërve që ata mos ta shohin “Përputhen” kur transmetohet.