“Për’puthen” i ka hapur shumë dyer suksesi ish-konkurrentëve të programit. Pas Antonela Berishaj, e cila do të prezantojë “Top Arena” krah Alesia Bamit dhe Ed Manushit në Top Channel, një tjetër personazh ka marrë një hap të rëndësishëm në televizion. Bëhet fjalë për Fation Kuqarin.Shumë shpejt ai do të jetë aktiv në ekran. Moderatori i “Explus”, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se ish-konkurrenti është bërë pjesë e “RTV Ora”.
Nga 11 qershori Fationi do të shfaqet në ekran, ku do të drejtojë një emision për 120 minuta. “Fation Kuqari i bashkohet Rtv Ora nga 11 qershori, çdo mbrëmje në ekran për 120 minuta! Suksese”, shkruan Sharka në InstaStoey, por nuk ka zbuluar detaje se për çfarë formati bëhet fjalë.
Megjithatë mendohet të jetë një program sportiv pasi data e nisjes përkon me Kampionatin Europian të futbollit “Euro 2021”