Puntata e sotme e Për’Puthen ka nisur pa prezencën e Antonelës në studio.
Ajo u largua e prekur të premten pas fotove të Ledjanës dhe Mevlanit ku dukeshin shumë të afruar.
Mevlani ka komentuar veprimin e Antonelës, ku ajo i hapi rrugën Ledjanës.
“Është një presion i madh dhe un e kuptoj që do të ketë një presion të madh në kokë, por ne duhet ti japim forcë vetes, jo të gjithë jemi të fortë që t’i përballojmë”, tha Mevlani.
Ndërsa Ledjana ka thënë se ka diçka më tepër se sa dihet nga të gjithë mes Mevlanit dhe Antonelës përderisa ajo tha që “Ti më ke përdorur”.
“Dua t’i bëj disa pyetje për fjalët ‘Ti më ke përdor’, mendoj që ka dicka këtu përderisa ajo i tha ato fjalë”, tha Ledjana.