Antenna Group në Greqi, ka emëruar drejtuesin e ri të përmbajtjes në kanalin ANT1 me qëllim rritjen e cilësisë së programacionit, duke vendosur në plan të parë prodhimet origjinale si dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.
George Poftanis është drejtuesi i ri i përmbajtjes në kanalin më të madh në Greqi, i cili në Nëntor u largua nga pozicioni i njëjtë në kanalin rival të ANT1, Alpha TV.
Gjatë karrierës së tij në Alpha, ai arriti që ta ngreji atë në një audiencë mjaft të madhe duke shtuar rivalitetin me ANT1. Poftanis githashtu ka qënë edhe partner menaxhues i start-up-it Comedy Lap një rrjet televiziv për të rinjtë duke patur në kanalet e veta, komedi, lifestyle si dhe programe entertainment.
George Pofanis do të drejtojë përveç programacionit të ANT1 edhe kanale të tjera të Antena Group si Makedonia TV por edhe përmbajtjen e platformave Netwix dhe Vice./imalbania.com/