Këngëtarja e njohur në Itali, me origjinë Shqiptare Anna Oxa ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Gjatë rubrikës “Tani Mund të Këndosh” në E Diela Shqiptare nga Ardit Gjebrea, Anna ka qënë duke vizituar ambientet e muzeut historik të Krujës.
Teksa ishte duke eksploruar muzuen, Kryeministri Edi Rama ka ardhur duke i dorëzuar asaj pashaportën shqiptare, e cila ishte një ëndërr prej kohësh e artistes së njohur.
Anna Oxa emrin e saj të vërtetë e ka Iliriana Hoxha. Ajo ka lindur në Bari dhe ka origjinë shqiptare nga qyteti i krujës.
Ajo është bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, që prej vitit 1987. Këngët e saj janë “Ti lascerò”, “Storie” dhe “Senza pietà” janë bërë hit në historinë e artit italian, kjo e fundit ka fituar në vitin 1999./InfoMedia Albania/