Festivali modern i producentit Ardit Gjebrea, “Kënga Magjike 2014”, mbrëmjen e djeshme ka mbyllur dy netët e para gjysëmfinale për t’i lën vendin natës së tretë dhe të fundit, e cila është më e rëndësishmja, finalja.
Minutat e fundit të spektaklit të djeshëm Arditi paralajmëroi për të ftuar me të vërtet special, të cilët do të jenë në mbrëmjen finale të festivalit. Ai nuk ka preferuar të bëj publik emrat e të ftuarve, duke i lën kështu enigmë për publikun artëdashës të “Kënga Magjike”. Ne të IMAlbania.com kemi zbuluar emrat e dy njerëzve shumë të famshëm që do të jenë këtë mbrëmje tek Pallati i Koncerteve. Bëhet fjalë për yllin e muzikës italiane, ose e përkthyer ndryshe, yllin shqiptar, Anna Oxa dhe prezentatorin më të madh të televizioneve italiane, Pippo Baudo.
Dyshja e famshme italiane ka pranuar ftesën e producentit Gjebrea për të qenë sot në Tiranë. Ana Oxa është një ndër këngëtaret më të mira italiane me origjinë shqiptare. Ndërsa 78 vjeçari Baudo është një personazh shumë i njohur dhe njëkohësisht shumë i dashur i publikut italian, një veteran i vërtet i televizionit.
Dhjetori është periudha e italianëve të famshëm në Tiranë këtë vit. Kujtojmë që këtë të hënë edhe në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars” është e ftuar aktorja italiane Valeria Marini. Ndoshta i imponuar nga kanali Agon Channel Italia, i cili në Tiranë ka sjell një armatë të tërë italianësh të famshëm.
IMA / S. Dema