Ardit Gjebrea është një baba tepër i përkushtuar pas fëmijëve të tij, veçanërisht pas të voglës Anna, këtë gjë ai e tregon në fotot e shumta që poston me të bijën në momente dhe vende të ndryshme, apo siç shpeshherë e merr të bijën me vete gjatë spektaklit “E diela shqiptare”. Në një fotografi të postuar së fundmi Arditi dhe Anna shfaqen të lumtur pranë njeri-tjetrit në qytetin e bukur të Delvinës ku Arditi ka kaluar fëmijërinë: “Delvinë! Anna zbulon se ku ka lindur e banuar gjyshja e saj dhe ku kam kaluar fëmijërinë. #nostalgji”- shkruan producenti, moderatori dhe këngëtari i njohur shqiptar Ardit Gjebrea duke treguar edhe njëherë se është jo vetëm një prezantues i mirë, por edhe një baba shëmbullor!
Vëllezërit Veshaj Festojnë 29-vjetorin. Ky është urimi i veçantë i Borës për Donaldin!
Sot, vëllezërit e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj, festojnë 29-vjetorin e lindjes, një moment i veçantë që u ndan me...