Bukuroshja Anjeza Maja e cila pasi vendosi të largohej nga ekrani i Agon Channel dukej se do të qëndronte larg televizionit për një periudhë të pacaktuar por nuk kaloi shumë kohë dhe ajo ka gjetur sërish pozicionin e saj në media. Edhe pse u perfol se do të ishte prezantuesja e “Maratonës së Këngës Qytetare” në TV Klan ajo ka zgjedhur t’i rikthehet lajmit si spikere e edicionit qendror të lajmeve në RTSH, larg prezantueses se spektakleve ne nje rol serioz qe e sjell ate me te pjekur profesionalisht.
Anjeza Maja është një tjetër emër i njohur televiziv që i bashkohet Televizionit Publik shtetëror pas Bojken Lakos i cili do të nis së shpejti projektin e tij muzikor Bulza në RTSH.
Duket se ndryshimet e fundit në staf dhe investime ne RTSH shtë bërë pjesë e reformave që flitet se do t’i nënshtrohet ky institucion, i cili pritet që këto javë të ketë edhe drejtuesin e ri, që do të përzgjidhet nga një konkurs 10-ditor. Për postin e drejtorit të ri të TVSH është përfolur në media shkrimtarja Elvira Dones.