Anjeza Branka ka qenë një ndër këngëtaret më aktive të ekranit shqiptar, por kohët e fundit është tërhequr paksa. Së fundmi, këngëtarja është rikthyer me një këngë të re. “Pichea” mban titullin projekti i saj, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin spanjoll Jay Millie. Kënga është mjaft ritmike dhe shoqërohet nga një videoklip veror.
Disa ditë më parë Anjeza ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku tregoi se vijon ende të merret me muzikë në SHBA, ku jeton prej vitesh.