Anila Çela shtatëzanë?
Prej vitesh tashmë është një nga moderatoret më të mira të pasdites në ekranet shqiptare. Arritjet në karrierë i ka patur të shpejta dhe padyshim sot njihet si ajo vajza e ëmbël e që buzëqesh gjithmonë e Vzionit.
Megjithatë këtë radhë nuk do të shkruajmë për punën e Anilës, por përsa i përket jetës së saj personale. Ka thashetheme që Anila është në pritje të fëmijës së sajt të dytë, edhe pse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e prezantueses. Por, natyrisht ku ka zë, nuk është pa gjë thotë populli. Aktualisht është nënë e një djali mbi dy vjeç, por që ka preferuar ta ndaj vetëm me veten pasi asnjëherë nuk ka bërë publike një foto të tij. Stafi i IMAlbania.com i uron shtatëzani të mbarë dhe të qetë. Besojmë që do të jetë aktive gjatë shtatëzanisë në programin e pasdites, pasi kujtojmë që në shtatëzaninë e parë Anila e kaloi me sukses deri në muajin e nëntë në rolin e prezantueses.
Këtë vit disa pesonazhe televizive kanë vendosur të bëhet nëna, kujtojmë Xhemi Shehun dhe Arbana Osmanin.
IMA / S. Dema