Duke filluar nga sot në ekranin e Vizion Plus nis transmetimin formati “Mesditë”
“Mesditë” është formati që rikthen në televizion një nga personazhet më të dashura të V+, bukuroshen Anila Çela.
Në fakt ky është për prezantuesen një kthim pas në kohë kur në fillimet e saj drejtonte këtë format por këtë herë ajo vjen edhe më e sigurt për të ofruar informacionet më utilitare për publikun.
Versioni i ri i “Mesditë” vjen me një konceptim të ri në format. Nuk do të mungojnë lidhjet direkte, temat më interesante të momentit apo edhe personazhet e botës së spektaklit brenda dhe jashtë studios, një rol të madh do të ketë edhe publiku.