Moderatorja e programit “Vizioni i Pasdites” në ekranin e Vizion Plus, Anila Çela, duke filluar nga sot nuk do të jetë më pjesë e këtij emisioni. Gjatë transmetimit të puntatës së sotme ajo ka bërë të ditur tëheqjen e përkohshme nga ekrani dhe zëvendësimin e saj me moderatoren Lori Haxhiu.
E gjithë kjo është bërë LIVE në fillimin e transmetimit të puntatës së sotme. Ne kontaktuam personalisht me Anilën dhe arsyet janë të njëjta, ashtu siç u përshkruan edhe në program. Ideja për të qenë sa më qetë në pritje të fëmijës së saj të dytë ka bërë që t’i përkoshtohet plotësisht mrekullisë së dytë i të qenit “mama”. Anila Çela prej pesë sezonesh ka qenë moderatore e programit të pasdites, fillimisht me “Ora 5 PM” për tre sezone radhazi dhe për të vazhduar me “Vizioni i Pasdites” në dy sezonet e fundit. Karrierën e ka filluar herët në Vizion Plus. Fillimi si gazetare terreni në programin “Konak” dikur me prezantuese Kozeta Kurtin për t’a zëvendësuar shpejt atë. Vazhdoi me “Kafe Ekspres” e “Dita Ime” dhe më vonë bukuroshja e ëmbël e pasditeve të shqiptarëve në Vizion Plus, në ekranin që e rriti dhe e bëri një ndër moderatoret më të dashura të shqiptarëve. Me vullnetin e saj dhe natyrisht edhe të stafit të programeve të paradites e pasdites në Vizion Plus ka arritur të përkthej në sukses punën, duke u bërë si moderatorja e padiskutueshme e pasditeve, përballë konkurencës së ashpër të emrave të njohur të ekranit në Shqipëri, ndër to edhe një ndër divat e ekranit si Rudina Magjistari. Anila vërtet ia ka dal!
Ajo premton se do të rikthehet sërish, por ku i dihet se me çfarë do të shfaqet para publikut të saj mamaja e dy engjëjve në shtator. Ndoshta është momenti për një dalje të madhe në programet e fuqishme të spektaklit? E sigurtë, të gjithë do e presin me shumë dashuri! Stafi i IMAlbania i uron shtatëzani të mbarë e të shëndetshme!
IMA / S. Dema