Thashethemet e fundit sigurojnë se lidhja midis Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer nuk është gjë tjetër veçse një truk publicitar nga Televisa, i shpikur me qëllimin që publiku të ketë më shumë interes për këta artistë. Sipas disa burimeve, ky thashethem u shpik gjatë xhirimeve të telenovelës “Lo Que La Vida Me Robo”, telenovela e cila nisi me një shikueshmëri shumë të ulët dhe më pas u kthye në një sukses të paparë. Pikërisht, në atë kohë Angelique u nda nga producenti Jose Alberto Castro dhe Sebastian gjithashtu nga aktoria Aracely Arambula.
Sipas versionit zyrtar të kësaj historie, të dy aktorët u ndanë nga çiftet e tyre pasi u dashuruan me njëri – tjetrin. Gjithsesi, persona të afërt me Televisa siguruan që nuk ndodhi kështu në të vërtetë, dhe se Angelique u nda nga ‘Bjondi’ Castro për shkak të xhelozisë së tij dhe për diferencën e madhe të moshës, dhe gjithashtu se ky ishte vullneti i mamasë së Boyer para se të vdiste nga një sëmudje në zemër. Sebastian u nda nga Aracely sepse ajo donte ta formalizonte lidhjen dhe të kishin një fëmijë por ai nuk ishte i gatshëm që të kishte një lidhje zyrtare me të.
Ekzekutivët e Televisa vendosën të publikojnë nëpër media, lajmin që Angelique dhe Sebastian janë të dashur, me qëllimin që të rritnin raiting në telenovelën “Lo Que La Vida Me Robo”. Duke thënë se protagonistët e kësaj telenovele janë çift në jetën reale, kjo është diçka që bëhet gjithmonë pjesë e publicitetit të telenovelave të Televisa. Producentja, Angelli Nesma, vendosi të bënte një telenovelë më shumë me të njejtin çift protagonistë dhe i ofroi një kontratë e cila i angazhon të shtiren si çift. Kjo përfshin publikimin e fotove ku janë bashkë, të jenë bashkë në evente të ndryshme dhe të udhëtojnë bashkë njëherë në vit.
Boyer dhe Rulli janë vetëm miq të mirë dhe për këtë arsye nuk kanë problem të shtiren si çift.