Angelina Jolie ka sfiduar motin e keq, shiun dhe erën, për t’i folur botës për fatin e emrigrantëve që janë larguar nga vendi i tyre, Siria, nga një kamp refugjatësh.
E gjendur në një vizitë në Liban, aktorja hollywoodiane ka qenë e dërguar speciale për emigrantët e organizatës së Kombeve të Bashkuara .
Gjatë fjalimiit të saj të mbajtur të martën në mes të shiut të rrëmbyeshëm, Jolie ka thënë se është “tragjike dhe e trupshme që paqja në Siri është ende kaq larg”.
Gjithashtu ajo ka theksuar se është përgjegjësi e komitetit ndërkombëtar që të gjejë një zgjidhje për refugjatët e luftës në Lindje e Mesme.
Aktorja ka vizituar e kampin e Zahleh, në Liban ku jetojnë me mijëra refugjatë sirianë të larguar nga vendi i tyre si shkak i luftës, që nisi 5 vite më par kundër regjimit te Assad.
Ky vend ka strehuar mbi 1 milion refugjatë nga Siria, që tashmë po shndërohen sa një të pesta e popullatës vendase.
Sipas Kombëve të Bashkuara, ka më shumë njerëz të shpërndarë në të gjithë botën për shkak të konfliktit, se sa në luftën e dytrë botërore.
Marrë nga TV Klan