Anëtarja e AMA-s, Suela Musta i propozoi sot Bordit paketë lehtësuese për televizionet në kushtet e krizës së koronavirusit. Masat e propozuara sipas saj do të shërbejnë si mbështetje për mediat audiovizive në përballimin e krizës finaciare që epidemia po shkakton dhe mund të rëndohet në ditët në vijim.
Masat e propozuara:
Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programme audio dhe audiovizive në një rrjet rrajonal numeric(ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital. si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati I shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.
2 – Subvensionime të qeverisë për mediat audiovizive , portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetarë operatorë montazhierë )
të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në Një temë e vecantë që duhet të trajtohet në këtë forum është cështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.
3- AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për:
- minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore
- pezullimin e pagesave te qerave shteterore dhe rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e e transmetimeve audio-vizive
4- Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia . Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.
5- Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të Qershor të 2020 ( afat I parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit
6- Gjobat e vendosura gjatë ketyre dy muajve në pamundësi ndoshta për tu aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror .
7- Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve , si nga pushteti local apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatavet ndërkomvëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale ( mqse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike)